Mauricio Pochettino beson se Lionel Messi duhet të udhëheqë Argjentinën në Kupën e Botës 2022 për të konfirmuar pozicionin e tij si një lojtar i madh i të gjitha kohërave.
Ish-trajneri i Paris Saint-Germain dhe Tottenham është i etur për të parë kombëtaren e tij të shkojë deri në Katar dhe Messi do të jetë kyç për shanset e tyre. Ai beson se Messi ka nevojë për një triumf në Kupën e Botës në mënyrë që të provojë madhështinë e tij së bashku me ikonën e Argjentinës Diego Maradona dhe legjendën e Brazilit, Pele.
I pyetur nëse fitimi i Kupës së Botës ka rëndësi për trashëgiminë e Messit në mesin e lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit, Pochettino tha për The Athletic: ”Po, ka rëndësi, sepse Kupa e Botës është ndryshe. Ashtu si Maradona apo Pele, duhet të konfirmosh me trofeun, që është shprehja maksimale e futbollit. Kur e ngre trofeun, është sikur, “OK, ai është më i miri në botë”. Është e vetmja gjë që i mungon Messit, ngritja e Kupës së Botës dhe shpresoj në Katar që kjo të ndodhë. Sepse unë jam argjentinas dhe sigurisht dëshira ime është që Argjentina të fitojë Kupën e Botës. Dhe për të konfirmuar që Messi është një nga më të mirët, në të njëjtin vend si Maradona dhe Pele.
Katari 2022 do të jetë Kupa e Botës e pestë në karrierën e Messit, me kombëtaren argjentinase që arritjen më të madhe në Botëror së fundi e kishte në 2014 duke arritur në finale kundër Gjermanisë. Duke u ndalur në krahasimet me heroin e Argjentinës të vitit 1986, Maradona, Pochettino shtoi: “Maradona mund të luante sot dhe Messi gjithashtu mund të luante në të kaluarën. Ashtu si Pele apo [Alfredo] Di Stefano apo [Johan] Cruyff, këta lloj lojtarësh, ata do të përshtaten, sepse ata janë kaq, kaq, kaq të zgjuar. Ata mund të përshtaten në çdo periudhë të vetme kohore.”
Messi kryeson me Argjentinën në ndeshje (165) dhe gola të shënuar (91) për Argjentinën, i ndjekur nga Javier Mascherano dhe Gabriel Batistuta, respektivisht.
Pas paraqitjes së kapitenit të mërkurën kundër Emirateve të Bashkuara Arabe, ku Messi shënoi një gol dhe një asistim, djaloshi nga Rosario do të udhëheqë Argjentinën kundër Arabisë Saudite në ndeshjen hapëse të Grupit C të martën.