Po vazhdon ende mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Mbledhja e cila po mbahet në selinë e kësaj partie, ka një orë që ka filluar.
Kjo mbledhje u thirr nga lideri i LDK-së, Isa Mustafa, pas kërkesë së kreut të Vetëvendosjes për thirrjen e seancës së Kuvendit për votimin e qeverisë.
Seanca u caktua sot nga Kryesia e Kuvendit, sipas kërkesës së të mandatuarit për formimin e qeverisë, Albin Kurtit. Seanca është caktuar të mbahet të hënën më 3 shkurt, në orën 11:00. /Gazeta Sinjali/