image Po vazhdon edhe sot pastrimi i rrugëve në Rahovec

Pandemia/ Po vazhdon edhe sot pastrimi i rrugëve në Rahovec

news image

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se edhe sot do të vazhdohet të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i rrugëve në gjithë qytetin.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Komuna ka bëtë me dije se kjo po bëhet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Komuna e Rahovecit ka vazhduar me pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve në qytet si masë mbrojtëse kundër virusit korona”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë që nga 423 rastet e konfirmuara pozitive në Kosovë, vetëm një vjen nga Komuna e Rahovecit.

Madje, e prekura e cila punon infermiere në një spital privat në Prishtinë, nuk kishte pasur kontakt me familjarët dhe të afërmit e saj nga Rahoveci. /Gazeta Sinjali/