Një ndër moderatoret më të njohura të skenës shqipëtare, padyshim se është Luana Vjollca, shkruan Gazeta Sinjali.
Ka qindra faqe që e mbështesin moderatoren, duke publikuar foto nga jeta dhe zhvillimiet e saj.
Por si duket, këto faqe nuk mirëpriten mirë nga të gjithë, sidomos nga ata që mund të lakmojnë po të njëjtën mbështetje.
Luana shkruan se prej 6 muajsh ka disa persona që ndjekin “këmba këmbës” fansat e saj që hapin faqe në Instagram dhe ua mbyllin. Ajo ka publikuar në Instagram një video të realizuar nga fansat, ku renditen dhe faqet që janë mbyllur. Luana ka përfituar nga rasti që t’ju japë një përgjigje të gjithë atyre që nuk e pranojnë dot mbështetjen që ajo ka.
“Shikoni jetën tuaj!!! Kaloi 6 muaj që rrini para kompjuterit duke parë cila faqe luanator hapet që ta mbyllni. Latë nam, dështakë!!! Tërë jetën bashkë. Familjen se përçan dot askush!!! Punoj për ju. Luftoj me ju. Ishte diçka e përhershme”, shkruan Luana.
Kujtojmë se para disa ditësh Luana Vjollca, përveç 2 milion ndjekësve të saj në instagram, rrëmbeu edhe vëmendjen e artistit me famë botërore, Timbaland. /Gazeta Sinjali/