image Po të ishte gjallë, presidenti Rugova sot do mbushte 78 vjet

Sociale

Po të ishte gjallë, presidenti Rugova sot do mbushte 78 vjet

news image

Sot është përvjetori i 78-të i lindjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai u lind më 2 dhjetor të vitit 1944, në fshatin Cerrcë të komunës së Istogut.

Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, ndërkaq të mesmen në Pejë. Studimet i vazhdoi në Prishtinë për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, , ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare.

Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1984.

Më poshtë gjeni disa fotografi të ish-presidentit Rugova me nënën, babain dhe bashkëshorten e tij, të publikuara në faqen “Albanian Vintage Photography, people, cities, culture and history”.

1 16 551x1024 1
2 5 759x1024 1
3 1 768x547 1
4 700x1024 1

/GazetaSinjali/