Sot është përvjetori i 78-të i lindjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ai u lind më 2 dhjetor të vitit 1944, në fshatin Cerrcë të komunës së Istogut.
Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, ndërkaq të mesmen në Pejë. Studimet i vazhdoi në Prishtinë për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.
Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, , ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare.
Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1984.
Më poshtë gjeni disa fotografi të ish-presidentit Rugova me nënën, babain dhe bashkëshorten e tij, të publikuara në faqen “Albanian Vintage Photography, people, cities, culture and history”.