Shumë njerëz në botë vuajnë nga mbipesha, kequshqyerja konsiderohet si faktori kryesorë për t’ju çuar në mbipeshë. Janë jo të pakta rastet kur keni një stil të shëndetshëm jetese por ndiheni të fryrë dhe me kilogramë të tepërt, për këtë dukuri ka një shpjegim shëndetësorë.
Arsyet e tepërta të peshës së tepërt
Një nga arsyet e shtimit në peshë është dhe çekuilibrimi i hormoneve. Nëse vuani nga kjo simptomë do të përjetoni shtim të papritur në peshë dhe fryrje në të gjithë trupin. Për këtë mjekët bëjnë përgjegjës veçanërisht hormonin e estrogjenit.
Kur nivelet e tij janë të ulëta sidomos tek gratë, vërehet re një shtim i madh në peshë. Ndryshimi i vazhdueshëm i hormoneve reflektohet menjëherë edhe në trup, pasi estrogjeni është përgjegjës për rregullimin e metabolizmit dhe peshës trupore. Duke qenë se pjesa më e madhe e dhjamit formohet rreth organeve, mund të shkaktojë edhe shumë sëmundje të tjera, ku mund të përfshihen diabeti, ishemia apo sëmundjet kardiovaskulare.
Përse ndodh?
Kalimi i moshës dhe plakja e organizmit është një nga arsyet se përse niveli i estrogjenit në trup mund të jetë i ulët. Kjo gjendje mund të shfaqet edhe kur vuani nga anoreksia.
Disa nga këshillat që mund të ndiqni
Konsumoni shumë fruta ku mund të përfshihen bananet, pjeshkat dhe luleshtrydhet.
Arrat janë një tjetër alternativë e mirë të cilat ndihmojnë në rritjen natyrale të nivelit të estrogjenit në organizëm.
Rekomandohet të konsumoni një dietë të shëndetshme dhe të konsultoheni me një mjek specialist./Gazeta Sinjali/