image “Po rrezikohet jeta e Kurtit dhe Osmanit nga krahu i luftës” – reagon KMDLNJ

Kosovë

Siguri/ “Po rrezikohet jeta e Kurtit dhe Osmanit nga krahu i luftës” – reagon KMDLNJ

news image

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka reaguar ndaj deklaratave të ish-deputetes, Rada Trajkoviq e cila gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit po u rrezikohet jeta nga krahu i luftës pasi që humbën në zgjedhjet e 6 tetorit.

Në një njoftim për media KMDLNJ ka theksuar se “kjo është deklaratë qëllimkeqe, përçarëse, pa u mbështetur në asnjë fakt të vetëm, por se bartë një porosi të rrezikshme për nxitjen e konfliktit midis fituesve të zgjedhjeve LVV dhe LDK dhe atyre që pësuan në zgjedhje”.

Më tutje në këtë njoftim KMDLNJ ka deklaruar se Prokuroria e Shtetit duhet të thërras në dëgjim ish-deputeten në lidhje me deklaratat e saj.

“Nëse Rada Trajkoviq ka fakte që e mbështetin dyshimin dhe ‘shqetësimin’ e saj për rrezikim të jetës së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, atëherë adresë ku duhet të drejtohet është Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit. Në rastin konkret, KMDLNJ mendon se Prokuroria e Shtetit duhet ta thërrasë për dëgjim zonjën Trajkoviq pas së cilës do të fillonte hetimet, ose ndaj atyre që sipas Rada Tarjkoviqit po e rrezikuakan jetën Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ose ndaj Rada Trajkoviqit”, përfundon reagimi i KMDLNJ-së për këtë çështje./Gazeta Sinjali/