Shumica e qyteteve të Kosovës përballen me mungesë të parkingjeve, kjo edhe si “arsye” që po krijohen tollovi në komunikacion, shkruan Gazeta Sinjali.
Por, nuk janë të rralla edhe rastet kur shumë vozitës veturat e tyre i parkojnë vend e pa vend.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe sot në rrugën “Bajram Curri” në Prizren, ku disa vetura janë parkuar jashtëligjshëm.
Një sinjalizues i Gazetës Sinjali është ankuar për mënyrën se si janë parkuar veturat, pasi që ato kanë zënë hapësirën që është paraparë për autobus.
“Ndonëse kjo pritore është për të pritur autobusin lokal ne gjithmonë rrezikohemi për të hipë në autobus në rrugë, sepse vendi është i bllokuar nga automjetet e parkuara!”, është shprehur sinjalizuesi.
Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen./GazetaSinjali/