Inspektorati i komunës së Prizrenit, sot ka intervenuar në një objekt afarist pa leje ndërtimore, i cili gjendej në rrugën “Ali Pashë Tepelena.
Sipas komunës, rrënimi i objektit është realizuar sot, në vazhdën e punimeve për ndërtim nga ana e investitorit, pavarësisht urdhërave të Inspektoratit për ndalimin e tyre.
Investitori përveçse nuk ka pasur leje ndërtimore, ka bërë edhe uzurpim të pronës shoqërore me ndërtim të objektit në ngastrën kadastrale 11053-2, thuhet në njoftim. /Sinjali/