image Po realizonte një sfidë në Tik Tok, 17-vjeçarja nga Shkupi pëson djegie në trup

Rajon

Po realizonte një sfidë në Tik Tok, 17-vjeçarja nga Shkupi pëson djegie në trup

news image

Një 17-vjeçare ka pësuar djegie në trup teksa përpiqej të realizonte një sfidë për rrjetin social “Tik Tok”.

Mediat në Maqedoni kanë raportuar se rasti u raportua dje pasdite në Shkup, kur vajza ka hipur mbi një vagon kur u ndesh me rrymën elektrike. E mitura është dërguar në Qendrën Emergjente për ndihmë mjekësore.

Vajza është në gjendje stabile, por me shkallë dhe përqindje të lartë të djegies në trup.

/GazetaSinjali/