Qytetarët ne Haiti, të dielën kanë bërë homazhe për këngëtarin Makiben i cili humbi jetën gjatë një koncerti ku po përforconte, përcjell Sinjali.
Artisti, emri i vërtetë i cilit është Michael Benjamin, dyshohet se pësoi një atak në zemër gjatë një shfaqje që po e mabnte të shtunën, duke shokuar fansat që e panë teksa po përformonte dhe pastaj është rrëzuar teksa po dilte nga skena. Ai po mbante koncert në Accor Arena me kapacitet 20 mijë në Parisin lindor si musafir i grupit Haitian Carimi.
Organizuesit e koncertit kanë njoftuar në Twitter se Michael Benjamin ndërroi jetë pas një krize në skenë dhe pavarsisht përpjekjeve të shërbimeve të urgjencës, nuk ia doli.
Videot në rrjetin social Twitter e tregojnë tashmë të ndjerin duke përformuar, me pas papritur kur drejtohej nga fundi i skenës 41- vjeçari rrëzohet në tokë. Muzika u ndal dhe në skenë u thirrën mjekët.
Mikaben, djali i këngëtarit të famshëm Lionel Benjamin, lindi në kryeqytetin Haitian, Port-au-Prince, në vitin 1981 dhe ishte i njohur në skenën muzikore lokale si këngëtar, shkrimtar dhe producent. Ai u shfaq në disa hite të Carimi, duke përfshirë Baby I Missed You dhe Fanm sa Move.
Gruaja e Michael Benjamin, Vanessa e cila është shtatzënë postoi një mesazh dhe i falenderoi njerëzit për lutjet, por duke kërkuar privatësi.
Nuk jam në gjendje të flas. Kam humbur gjysmën time dhe nuk kam fjalë”, ka shkruar ajo.
How come this keeps happening? What is going on? #Mikaben #VaccineDeaths pic.twitter.com/betMpWhFVe
— Much Too Old to Feel this Damn Young (@PalominoOMG) October 16, 2022