Një person me emrin e profilit në Facebook, Gjamjet Hasi, ka publikuar pamje nga martesa e vajzës së tij, teksa këndon në prani të një numri të madh të pjesëmarrëseve, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas pamjeve të publikuara, mysafireve duket se nuk po u bëjnë përshtypje masat e qeverisë të cilat ndalojnë tubimet me mbi 50 persona.
E gjithë kjo po ndodh në kohën kur në vendin tonë është rritur tej mase numri i të infektuarve me koronavirus, por edhe i pacientëve që po përfundojnë me fatalitet.
Informacionin për mbajtjen e këtij ahengu e kanë dërguar sinjalizsuesit e Gazetës Sinjali.
Shihni pamjet më poshtë:
E ahengje familjare po organizohen edhe në vende të tjera të Kosovës, për një të tillë Gazeta Sinjali ka raportuar edhe gjatë ditës së sotme.
Në linkun e lajmit më poshtë shihni pamjet nga ahengu në Has, ku edhe shihet numër i madh i të ftuarve.
Ndryshe, pak më parë IKSHPK sapo konformoi 187 raste të reja me koronavirus. Po ashtu u bë e ditur se brenda 24-orëve vdiqën edhe 6 pacientë, duke çuar numrin e vdekjeve në 108. /Gazeta Sinjali/