image Po mbahet mbledhja e Senatit të UP-së, pritet zgjedhja e prorektorëve

Arsim

Po mbahet mbledhja e Senatit të UP-së, pritet zgjedhja e prorektorëve

news image

Po mbahet mbledhja e parë e senatit të Universitetit të Prishtinës, ku ndër pikat tjera të rendit të ditës është edhe ajo për zgjedhjen e prorektorëve në UP, të propozuar nga rektori Majran Dema, shkruan Gazeta Sinjali.

Pikat e rendit të ditës së sotme janë: miratimi i propozimeve te këshillave te njësive akademike për zgjedhjen e prodekanëve, informimi i Senatit lidhur me kandidatët për pro-rektor të propozuar nga rektori i UP-së për miratim nga këshilli drejtues, përgatitjet për fillimin e vitit të ri akademik dhe organizimit të provimit pranues për pranim të studentëve të rinj.

Ndërkohë, sot ka filluar viti i ri akademik për vitet e dyta dhe të treta, kurse vitet e para do të fillojnë më vonë. /Gazeta Sinjali/