Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministrin e Financave Hekuran Murati dhe atë të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë shpalosur Buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Prizrenit.
Gjatë fjalimit të tyre është ndërprerë energjia elektrike në sallën “Dokukino” në Prizren.
Qeveria e Kosovës përmes Kurtit dhe Muratit ka filluar diskutimet publike lidhur me buxhetin tashmë të miratuar.
Javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës ka kaluar në lexim të parë projektbuxheti për vitin 2023, derisa atë shumica parlamentare e ka konsideruar si buxhet të mirëqenies sociale, zhvillimit ekonomik, mbrojtjes, sigurisë, shëndetësisë e arsimit.