image E shtynte motoçikletën e vjedhur, kapet "mat" hajni në Prizren

Siguri

E shtynte motoçikletën e vjedhur, kapet “mat” hajni në Prizren

news image

Policia e Kosovës, rajoni i Prizrenit, ka njoftuar se sot në orët e para të së dielës, ka arrestuar një person në rrugën “Adem Jashari”, i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale “Vjedhje”, në po këtë qytet.

Gjatë kohës sa po patrullonin në rrugë, zyrtarët policorë kanë hasur një person i cili po shtynte një motoçikletë (skuter).

Më pas, Policia i ka kërkuar dokumentacionin përkatës, e në atë moment, u vërtetua që shoferi, nuk e posedonte atë dhe kështu dyshimet e policisë u rritën.

“I njëjti është shoqëruar në stacionin Policor ne Prizren dhe pas verifikimit, vërtetohet identiteti i të dyshuarit E.A i moshës 18 vjeç, m/sh/k, pastaj është identifikuar pronari i ligjshëm i motoçikletës (skuterit)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Siç bën të ditur Policia, në lidhje me ketë rast palët janë intervistuar, është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij (prokurorit), pronarit i kthehet mjeti i vjedhur.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga hetuesit e Policisë në rajon të Prizrenit.

/GazetaSinjali/