image Po bie numri i të infektuarve me COVID-19 në Gjilan

Shëndetësi

Po bie numri i të infektuarve me COVID-19 në Gjilan

news image

Komuniteti komunal i Gjilanit, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, kanë mbajtur një takim ditor për ta bërë vlerësimin e situatës së përballjes me pandeminë.

Nënkryetari i Komunës, i cili tash e shtatë muaj po i udhëheq operacionet për parandalimin e COVID-19, ka bërë të ditur se numri i rasteve aktive në Gjilan është 50, duke e vlerësuar si lajm të mirë rënien e vazhdueshme të infeksionit në këtë komunë.

Ndërkohë, pasqyra e përgjithshme është kjo: 1051 raste në total të infektuar, 954 të shëruar, 10 të hospitalizuar, 47 të vdekur dhe 63 mostra në pritje për rezultate./Gazeta Sinjali/