image "Po bëhet e pakalueshme", qytetari ankohet për gjendjen e rrugës Bishtazhin-Damjan

Sinjalizime

“Po bëhet e pakalueshme”, qytetari ankohet për gjendjen e rrugës Bishtazhin-Damjan

news image

Sot në vendin tonë ka pasur reshje të mëdha të borës, madje sipas Prishtina Weather gjatë ditës temperaturat pësuan rënie rapide për 10 gradë.

Mirëpo kjo borë, anipse në pikë të dimrit, duket se i ka zënë në befasi organet kompetente pasi një rrugë në Gjakovë është bërë pothuajse e pakalueshme.

Një sinjalizues ka dërguar pamje të rrugës Bishtazhin-Damjan dhe tha se në këtë rrugë kanë qasje mbi 1500 banorë.

Ai i tha Sinjalit se kjo rrugë nuk është pastruar fare dhe ne në çdo minutë që po kalon po bëhet më e pakalueshme.

Çdo minutë që kalon, rruga Bishtazhin-Damjan po bëhet më e pakalueshme. E në këtë rrugë kanë qasje mbi 1500 banorë“, tha ai për Sinjalin.

/GazetaSinjali/