Sot (e martë) Prishtina ka shënuar fitore ndaj Feronikelit me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së 15-të, në Superligën e Kosovës në futboll.
Golat për kryeqytetasit i shënuan, Leonit Abazi dhe Bleart Tolat.
Kjo ndeshje u ndjek nga një numër i vogël i shikuesve, e sipas tifozëve, “Plisat”, fajtori kryesor është orari i papërshtatshëm i ndeshjeve.
Tifozët “bardhekaltër” gjithashtu kërkuan nga Federata e Futbollit e Kosovës që ta marrin parasysh orarin e ndeshjeve në xhirot e radhës.
Postimi i plotë i tifozëve “Plisat” (pa ndërhyrje):
“Ndeshjet po zhvillohen në orar jashtëzakonisht të papërshtatshëm, kërkojmë nga Federata që t’a marrin parasysh orarin e ndeshjeve në xhirot e radhës pasi që ky orar po pamundëson prezencën e shikuesve në stadium dhe po dëmtohet futbolli, po vihet në pah të dytë shikueshmëria!” /Gazeta Sinjali Sporti/