Konfliktet familjare për motive banale nuk janë të rralla në vendin tonë. Shpesh këto raste kanë përfunduar me përleshje brutale e madje edhe tragjikisht. Për pasojë, familjet kërkojnë ndihmën e Policisë që t’i zgjedhin problemet e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka ndodhur në një familje në rrugën “Gani Butka” në Prishtinë, ku një person, 49-vjeçar ka përfunduar në ndalim policor, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan e vëllait dhe fëmijët e tyre, të cilëve iu ka shkaktuar lëndime trupore.
Sherri mes tyre plasi pasi i dyshuari kishte pasur një mosmarrëveshje me viktimën dhe fëmijët e saj. Kjo u bë mollë sherri dhe i dyshuari pa një pa dy iu është vërsulur familjarëve të tij, por që kjo i kushtoi.
Policia e ka arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, i cili me urdhër të Prokurorit të Shtetit më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.