image Plas sherri në estradë - Majk i kundërpërgjigjet Taynës, e cila i tha se ka "rënë nga fiku"?

Bota e Yjeve

Showbiz/ Plas sherri në estradë – Majk i kundërpërgjigjet Taynës, e cila i tha se ka “rënë nga fiku”?

news image

Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare, Tayna, para disa ditëve në emisionin e Luana Vjollcës, deklaroi se rep-artisti gjithashtu i njohur shqiptar, Majk, ka “rënë nga fiku”.

Siç duket kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Majkut, i cili ka vendosur t’ia kthejë asaj publikisht, përmes disa postimeve në profilin e tij në Instagram, shkruan Gazeta Sinjali.

Ça po thojnë diçka ni transvestit m’ka sha“, “Tranvestitet“, si dhe “pe dini vet…“, ka shkruar Majk në postimet e publikuara në InstaStory, të cilat më pas i ka fshirë.

Në rrjetet sociale menjëherë kanë filluar aludimet se këto shkrime iu janë dedikuar Taynës, por që për to nuk ka reaguar ende rep-artistja./Gazeta Sinjali/