image Planifikoi sulm terrorist kundër komunitetit LGBTI në Prishtinë, i ngritet aktakuzë kosovarit

Drejtësi

Planifikoi sulm terrorist kundër komunitetit LGBTI në Prishtinë, i ngritet aktakuzë kosovarit

news image

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit B.V pasi i njëjti dyshohet se po përgatiste një sulm terrorist ndaj një grupi të komunitetit LGBTI në Kosovë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari B.V sulmin po e përgatiste me materiale vdekjeprurëse për njerëzit, sulm ky i cili ishte paraparë të ndodhte në sheshin e Prishtinës.

“Prokuroria Speciale njoftoi se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri B.V. ka bërë përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë, me materie të rrezikshme, dhe vdekjeprurëse për jetën e njerëzve në kombinim me, NITRATE DE CALCIUM, në sheshin e Prishtinës ndaj pjesëtareve të komunitetit LGBTI dhe në pikën kufitare Merdarë, i njëjti me datë 21.02.2023, arrestohet nga Policia e Kosovës”.

Prokuroria këtë vepër e ka konsideruar si vepër terroriste.

“Me këto veprime i pandehuri B.V. ka kryer veprën penale ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’, nga neni 138 paragrafi 1 lidhur me veprën penale kryerja e veprës terroriste nga neni 129 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

/GazetaSinjali/