image Planifikohen investime në konvikte, që shërbyen si qendra karantine

Sociale

Planifikohen investime në konvikte, që shërbyen si qendra karantine

news image

Në Qendrën e Studentëve gjatë sezonit të verës planifikohen të bëhen investime, ka thënë drejtori i kësaj qendre, Fatmir Sfishta.

Sfishta ka thënë se për këto investime janë bërë planifikimet e duhura, ku përfshihen edhe dëmet e shkaktuara kur kjo qendër ishte kthyer në qendër karantine nga marsi deri në qershor të vitit 2020.

“Edhe këtë vit kemi plane për investime në Qendrën e Studentëve dhe besoj se do të realizohen sepse janë të gjitha ato projekte që ne planifikojmë t’i kryejmë gjatë muajve të verës kur nuk janë studentët dhe besoj që ato investime do ta rrisin cilësinë e shërbimeve në qendrën studentore”, tha Sfishta për ekonomiaonline.

“Poashtu janë marrë të gjitha masat që ato dëmtime që kanë ndodhur gjatë muajve mars dhe qershor të bëhen investime shtesë që kanë qenë të planifikuara”, shtoi Sfishta.

Sa i përket mundësisë që konviktet të kthehen përsëri në qendër të karantinës, ai ka thënë se do ta respektojnë ç’do vendim që merret nga institucionet qendrore.

“Çdo vendim që merret nga qeveritarët ne obligohemi që ta respektojmë. Fatmirësisht ne kemi bërë një përvojë gjatë vitit të kaluar kur qendra e studentëve ka qenë e karantinuar. Në momentin që do të merret ndonjë vendim studentët do të jenë nëpër shtëpitë e tyre dhe do të ketë kosto shtesë për studentë. Nëse institucionet shëndetësore marrin një vendim të tillë në bazë të një shtyse që do të jetë rrezikimi i shëndetit publik në momente të caktuara ne do të obligohemi ta respektojmë”, u shpreh Sfishta./GazetaSinjali/