image Plani i së majtës daneze për emigrantët, dëbim në Ruandë dhe burg në Kosovë

Botë

Plani i së majtës daneze për emigrantët, dëbim në Ruandë dhe burg në Kosovë

news image

Mette Frederiksen, kryetare e Partisë Socialdemokrate në Danimarkë dhe kryeministre që nga viti 2019, arriti rezultatin më të mirë zgjedhor të kësaj partie më 1 nëntor. Partia e saj fitoi dy vende më shumë në Parlamentin danez sesa në zgjedhjet e 2019-s. Por e gjithë kjo po vlerësohet se ka ardhur falë një programi elektoral rreth emigrantëve që u pëlqye nga danezët.

Pika kryesore e programit të Frederiksenit mund të përmblidhet në moton “zero emigrantë në Danimarkë”, duke përfshirë azilkërkuesit. Prej disa kohësh, në Danimarkën me 5.8 milionë banorë, emigrantët nuk shihen dhe as nuk priten mirë në nivel popullor. Përjashtimi i vetëm ka të bëjë me ata që vijnë nga Ukraina, edhe nëse në fillim të luftës së nisur nga Vladimir Putini pritja e tyre nuk ishte aspak e për t’u vlerësuar. Prandaj, nuk është për t’u habitur që për të arritur objektivin e “zero emigrantëve”, Frederikseni është fokusuar në masa drastike, duke ia kaluar edhe kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Pika e parë e planit është i ngjashëm me ish-kryeministrin britanik Boris Johnson: azilkërkuesit do të transferohen në vendin afrikan, Ruandë. Kurse për emigrantët që janë shtetas danez e që kryejnë krime në Danimarkë, pasi të dënohen, ata do të transferohen në burgjet e Kosovës të marrë me qira. Që këto nuk janë thjesht deklarata propagandistike, vërtetohet nga fakti se qeveria Frederiksenit kishte ndërmarrë hapa për t’i kryer këto procedura përpara zgjedhjeve.

Pas një ligji të miratuar nga Parlamenti që autorizon qeverinë për të transferuar emigrantët, përfshirë azilkërkuesit, jashtë BE-së, qeveria e majtë e Frederiksenit filloi negociatat me Ruandën për transferimin pranverën e kaluar. I ngjashëm me vendimin e Johnsonit në Britani, i cili u kritikua gjerësisht nga partitë e majta në Evropë. Por vendimi i së majtës daneze, kaloi pa shumë bujë.

Ndërsa negociatat janë duke u zhvilluar, nuk dihet se sa do të paguajë qeveria daneze për marrëveshjen me Ruandën.

E shuma që do t’i paguajë Kosovës për qiranë e burgjeve, ku emigrantët që kanë kryer krime duhet të vuajnë dënimin, është 15 milionë euro qira vjetore për 300 qeli në burgun e Gjilanit. Frederiksen pretendon se ajo duhej të merrte me qira këto qeli për shkak të mbipopullimit të burgjeve në atdheun e saj.

Të burgosurit në Danimarkë janë gjithsej 4 mijë, dhe burgjet janë të mbushura 100%, shumë e vuajnë dënimin në “burgje të hapura”, ku mbikëqyrja është minimale dhe mund të dalësh me leje. Një tolerancë popullore për emigrantët që kryejnë krime.

Sa i përket lejeve të qëndrimit, Frederikseni synon t’i zvogëlojë ato në zero për të gjithë emigrantët, përfshirë ata që kërkojnë azil politik. Në këtë, Partia Socialdemokrate ka miratuar rregullat shumë strikte të regjimit të emigracionit. Vitin e kaluar shkaktoi një sensacion që qeveria Frederiksenit tërhoqi lejet e qëndrimit të 94 refugjatëve nga Siria dhe rihapi procedurat për qindra emigrantë të tjerë, duke thënë se “nëse kushtet në vendin e origjinës përmirësohen, ata mund të fillojnë të jetojnë përsëri atje”.

Qeveria daneze ishte dhe është ndër mbështetësit më të fortë të nevojës për të ndërtuar strehimore për emigrantët në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, me qëllim përzgjedhjen e azilkërkuesve nga emigrantët ekonomikë. Negociatat për krijimin e këtyre qendrave, të quajtura “qendër në det të hapur” janë duke u zhvilluar me Etiopinë, Egjiptin dhe Tunizinë, një skemë që ka tërhequr vëmendjen e qeverive të tjera evropiane./LaVerita/

/GazetaSinjali/