image Ministrja Haxhiu e konsideron vlerësim të lartë kërkesën e ministrit danez për qeli burgu me qira - Sinjali

Ministrja Haxhiu e konsideron vlerësim të lartë kërkesën e ministrit danez për qeli burgu me qira

news image

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Danimarkës, ku Kosova do t’i jap shtetit danez me qira të 300 qelive të burgjeve.

Ajo tha se të hënën do të vijë për vizitë në Kosovë homologu i saj danez Nick Haekkerup, ku do të jepen edhe detaje të tjera lidhur me marrëveshjen.

Qelitë që pritet të jepen në shfrytëzim do të jenë në Burgun e Gjilanit. Kjo është një marrëveshje ndërkombëtare e cila do të kërkojë edhe ratifikimin me 2/3 e votave”.

Haxhiu tha se e vlerëson lartë përzgjedhjen nga shteti danez.

Vlerësoj se kjo përzgjedhje nga Danimarka, është një vlerësim i lartë që i bëhet Kosovës dhe institucioneve si shtet kredibil”.

E para e drejtësisë tha se nuk beson se do të ketë të burgosur për terrorizëm.

Albulena Haxhiu shtoi se lidhur me këtë Ministrja e Drejtësisë do të dal edhe me komunikatë.

Ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Nick Haekkerup, ka deklaruar se kjo është duke u bërë me qëllim që të zgjerohen kapacitetet e burgjeve të Danimarkës, raporton Nyhyeder, transmeton klankosova.

Kemi mungesë të mbi një mijë vendeve në Shërbimin Danez të Burgjeve dhe të Paraburgimit deri më 2025. Jam i lumtur të them se me marrëveshjen e arritur bashkërisht po e trajtojmë këtë çështje”.

Ne mes të gjerave të tjera, jemi pajtuar se puna duhet të përfundojë për huazimin e qelive në Kosovë për t’i deportuar të burgosurit nga vendet e treta. Ne jemi duke i zgjeruar burgjet daneze për periudha afatshkurta dhe afatgjata”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin