Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev, raporton Gazeta Sinjali.
Në kumtesën e Zyrës së Kryeministrit, njoftohet se ambasadori Gudjev e uroi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës së re, atë të parit të qeverisë dhe njëherësh i uroi suksese të mëtutjeshme.
Kurti mori mbështetje nga shteti bullgar për idetë progresive të qeverisë së re, e me theks të veçantë në atë të arsimit, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/