Zenun Halili po tenton që të bëhet rektor i Universitetit të Prishtinës. Ai i ka bërë lëvizjet e para drejt këtij synimi duke u dorëhequr nga pozita e anëtarit të Këshillit Drejtues të UP-së.
Megjithatë, për ta arritur qëllimin e shumëdëshiruar, Halili ka një pengesë të madhe para vetes. Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit ia pamundëson atij realizimin e këtij qëllimi.
Në vitin 2014 Halili ishte kandidat për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ndonëse nuk kanë kaluar as një vit që kur ishte bërë anëtar i Këshillit Drejtues të UP-së, ai nga kjo pozitë ka dhënë dorëheqje para pak kohësh, vetëm pasi në krye të Ministrisë së Arsimit u emërua bashlëpartiaku i tij, Ramë Likaj.
Posa kishte dhënë dorëheqje nga pozita në Këshillin Drejtues, Halili e ka paraqitur kandidaturën për rektor.
Përparësi e Halilit në garën për rektor të UP-së i jep fakti se me dekret të ministrit emërohet katër nga nëntë anëtarët e Këshillit Drejtues, të cilët e zgjedhin edhe rekorin, por pengesa e madhe para tij mbetet ligji. /Gazeta Sinjali