Një person është plagosur sonte në Jahoc të Gjakovë rreth orës 20:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.
Gjurkaj tha se i plagosuri është dërguar për operim si pasojë e plagosjes.
“Po, një plagosje ka ndodh në fshatin Jahoc të Gjakovës. Rasti ka ndodh diku rreth orës 20:00. I plagosuri për momentin është në operim, nuk e dimë se si është gjendja e tij. Nuk kemi informacione as rreth motivit të kësaj plagosje”, tha ai.
Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast. /Gazeta Sinjali/