Një person ka mbetur i plagosur sonte, rreth orës 19:00 në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se personi qe u plagos është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës për të marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve që ka pësuar.
Të njëjtat burime kanë njoftuar se ende nuk është arrestuar i dyshuari për këtë plagosje.
Rastin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Hetimet në lidhje me këtë rast tashmë kanë filluar, për të identifikuar edhe të dyshuarit.