image Plagosje me armë zjarri në Peqin

Rajon

Plagosje me armë zjarri në Peqin

news image

Një person është plagosur me armë zjarri në orët e mbrëmjes së të premtes në qytetin e Peqinit, pas një sherri të momentit që pati me një person tjetër.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, personi i plagosur është 31 vjeçari Besmir Hakballa i cili është plagosur në këmbë dhe u dërgua në Spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme, shkruan A2 CNN.

Policia ka identifikuar shtetasin A.M. si autorin e ngjarjes dhe ka ngritur postblloqe në disa akse për kapjen e tij./Gazeta Sinjali/