image Plagosje me armë zjarri në Leposaviq, dyshohet se ndodhi nga pakujdesia

Siguri

Plagosje me armë zjarri në Leposaviq, dyshohet se ndodhi nga pakujdesia

news image

Policia ka prangosur një person në rrugën “Todora Miliçevica”, në Soqanicë të Leposaviqit, raporton Gazeta Sinjali.

Arrestimi i tij u bë për shkak të dyshimit se të shtunën, rreth orës 01:30 ai ka plagosur nga pakujdesia një person të gjinisë mashkullore.

Lidhur me këtë rast, policia njofton se ka shoqëruar edhe dy persona të tjerë (një mashkull dhe një femër) të cilët dyshohen se kanë penguar provat ose veprimet zyrtare.

Me vendim të prokurorit, dy të fundit janë liruar, ndërsa i dyshuari që ka shtënë me armë zjarri, është dërguar në mbajtje.

Policia bën të ditur se arma e cila është përdorur në këtë rast nuk është gjetur akoma./Gazeta Sinjali/