Një person është plagosur nga një plumb qorr nga një i dyshuar i cili ka shtënë me armë zjarri në ajër, pasditën e djeshme në Istog, shkruan Gazeta Sinjali.
Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa, policia në raportin 24-orësh njofton se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/