Gazeta Sinjali dje raportoi se V.H, 39 vjeçar, mbeti i plagosur në Prizren, pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin R.K.
Lidhur me këtë rast, Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj R.K., për veprën penale, “vrasja e rëndë në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të Gjykatës, i dyshuari me viktimën ishin përleshur fillimisht, ku më pas R.K. i është drejtuar me armë zjarri duke shtënë në drejtim të viktimës, të cilin e qëlloi nga mbrapa në pjesën e kraharorit.
Sinjali dje raportoi se dorasi është nga Vraniqi i Suharekës dhe merret me shitblerjen e drunjëve.
Viktima V.H. kishte shkuar bashkë me disa persona të tjerë në Vraniq për ta rrahur të dyshuarin, por që i plagosur ka mbetur vet 39 vjeçari.