image Plagosja në Prishtinë/ Miku thotë se dhëndëri e plagosi aksidentalisht

Siguri

Plagosja në Prishtinë/ Miku thotë se dhëndëri e plagosi aksidentalisht

news image

Dje, rreth orës 18:30, në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, Albion Shaqiri dyshohet se e ka plagosur me armë zjarri në këmbë mikun e tij F.Sh., (emër i njohur për redaksinë), raporton Gazeta Sinjali.

Për shkak të lëndimeve, policia njoftoi se F.Sh., është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa Albion Shaqiri ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Ndonëse, Albioni është arratisur nga vendngjarja, Gazeta Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë që miku i tij, F.Sh., ka deklaruar në polici se dhëndëri e ka plagosur aksidentalisht.

Sipas tij, ata kanë qenë brenda një veture, duke qëndruar së bashku dhe Albioni ka shkrepur aksidentalisht me armë zjarri në drejtim të tij, duke e plagosur në këmbë.

Shaqiri dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit “Citroen”, ngjyrë e kuqe dhe policia është në kërkim të tij.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/