image Plagosja në Fushë-Kosovë/ Vonohet autoambulanca, njëri nga të plagosurit u dërgua me veturë private në Emergjencë

Siguri

Plagosja në Fushë-Kosovë/ Vonohet autoambulanca, njëri nga të plagosurit u dërgua me veturë private në Emergjencë

news image

Dy persona u plagosën me armë zjarri sonte rreth orës 22:30 në Fushë-Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka thënë për Gazetën Sinjali se autoambulanca është vonuar më shumë se 20 minuta për të shkuar në vendin e ngjarjes.

Andaj, thotë se njëri nga të plagosurit është dërguar në Emergjencë me veturë private, me ndihmën e zyrtarëve policorë.

Lidhur me këtë rast, është arrestuar një i dyshuar, i cili u dorëzua derisa po ndiqej nga policia.

Gazeta Sinjali ka provuar që të kontaktojë me Klinikën Emergjente në QKUK për këto pretendime të sinjalizuesit dhe për gjendjen e të plagosurve, por të njëjtit nuk janë përgjigjur në telefonatat e redaksisë./Gazeta Sinjali/