image Pamje nga dorëzimi i të dyshuarit për plagosjen e dy personave sonte në Fushë-Kosovë

Siguri

Pamje nga dorëzimi i të dyshuarit për plagosjen e dy personave sonte në Fushë-Kosovë

news image

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga gjuajtjet me armë zjarri, sonte rreth orës 22:30 në Fushë-Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Nga policia thanë për Sinjalin se të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar.

Një sinjalizues ka dërguar video në adresë të gazetës, ku shihet momenti i dorëzimit të të dyshuarit, i cili po ndiqej nga zyrtarët policorë.

/Gazeta Sinjali/