image Plagosja në Baran të Pejës: I dyshuari vendos të dorëzohet në Polici, ndalohet për 48 orë

Siguri

Plagosja në Baran të Pejës: I dyshuari vendos të dorëzohet në Polici, ndalohet për 48 orë

news image

Gazeta Sinjali raportoi të dielën për një rast të plagosjes që ndodhi në afërsi të restorantit Ora në fshatin Baran i Epërm në Pejë, ku një person është qëlluar me armë zjarri. I dyshuari për këtë rast Arben Gashi, ishte shpallur në kërkim policor pasi kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe Policia s’ka arritur ta kap.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se pasi shijoi lirinë për një ditë, ai ka vendosur të dorëzohet në Polici, me ç’rast  është intervistuar nga hetuesit policorë në lidhje me rastin për të cilin dyshohet.

Përveç qe i ka shkaktuar viktimës Flamur Krasniqi lëndime të rënda trupore, ai dyshohet se ka mbajtur kundërligjshëm armën që e përdori. Siç mëson Sinjali me rastin e paraqitjes në Polici, ai e ka dorëzuar edhe armën me disa fishekë.

Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin prej 48 orësh për dy vepra penale dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.