image Plagosja mes mërgimtarëve në Shtime/ Motivi dyshohet se ishte një problem i mëhershëm në Zvicër

Siguri

Plagosja mes mërgimtarëve në Shtime/ Motivi dyshohet se ishte një problem i mëhershëm në Zvicër

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar mbrëmë për plagosjen e një personi në një lokal afarist – studio në Shtime, shkruan Gazeta Sinjali.

Plagosja e tij erdhi gjatë një përleshje me armë zjarri dhe mjete të forta mes katër personave.

Gazeta Sinjali mëson se të dyshuarit në këtë rast janë disa mërgimtarë nga Zvicra dhe motivi i kësaj plagosjeje dyshohet se është një problem që ata e kishin pasur mes vete sa ishin në Zvicër.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Ferizaj kanë bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe se është bastisur shtëpia e një të dyshuari, në të cilën është gjetur dhe konfiskuar një armë, e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe një karikatorë me katër fishekë.

Burime të njëjta i kanë thënë gazetës se deri më tani për këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar, të cilët janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë gjenden ende në arrati./Gazeta Sinjali/