image Plagosja e dy serbëve në Kosovë, Grenell shpërndan postimin e Kurtit: Dhuna duhet të dënohet nga të gjithë

Politikë

Plagosja e dy serbëve në Kosovë, Grenell shpërndan postimin e Kurtit: Dhuna duhet të dënohet nga të gjithë

news image

Ish i dërguari special i presidentit të SHBA, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pas ngjarjes së djeshme në Shtërpcë, ku dy të rinj të etnisë serbe, u plagosën me armë zjarri. 

Ata u qëlluan nga një pjesëtar i FSK-së, në rrethana të paqarta. Autori i ngjarjes është arrestuar nga policia. 

Këshilltari i Trump ka shpërndarë disa postime në Twitter lidhur me ngjarjen duke theksuar se “dhuna duhet të dënohet nga të gjithë”.  

Madje, ai i ka bërë retweet edhe reagimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në të cilin thuhej: “Dënoj pa mëdyshje sulmin ndaj dy shtetasve të Kosovës sot në Shtërpcë. Një i dyshuar është arrestuar dhe do të trajtohet menjëherë dhe me drejtësi nga sistemi ynë i drejtësisë. Përgëzoj policinë e Kosovës për veprimin e shpejtë dhe angazhimin e plotë në garantimin e sigurisë së të gjithëve, pa diskriminim”.  

1 1

Gjithashtu, Grenell ka shpërndarë edhe postimin e artistit dhe gazetarit nga Kosova Gani Jakupi i cili kishte ‘kapur’ detajin në fjalë. 

Ai ka thënë se, në një kohë kur mediat në Kosovë nxitojnë të dënojnë rastin e plagosjes së dy të rinjve, Grenell ka ripshpërndarë reagimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke shtuar se veprimi i Grenell duhet t’i bëjë të gjithë të mendojnë me kujdes. Jakupi ka shtuar se Grenell e ka “rrëzuar” qeverinë e Kurtit, por megjithatë ka vepruar me maturi në këtë rast. 

“Përderisa personalitetet tona mediatike nxtojnë të gjykojnë pa ditur detajet, Richard Grenell ka ripostuar reagimin e kryeministrit të Kosovës. Për ata që mund ta kenë harruar, ai rrëzoi Kurtin në vitin 2022 dhe sërish e ruajti aftësinë për të qëndruar i arsyeshëm. Kjo duhet të na bëjë të mendojmë”, ka thënë Jakupi. 

2 2
2 2

/GazetaSinjali/