image Plagosi 19-vjeçarin me thikë dhe u largua nga vendngjarja, policia në Durrës në ndjekje të autorit

Shqipëri

Plagosi 19-vjeçarin me thikë dhe u largua nga vendngjarja, policia në Durrës në ndjekje të autorit

news image

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Durrës, pas një konflikti me një tjetër person në zonën e Hamallajt, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. B., ka lënduar me mjet prerës shtetasin S. G., 19 vjeç.

Si pasojë e sulmit i plagosuri ndodhet në siptal, ndërkohë që policia po punon për kapjen e autorit, i cili u largua nga vendngjarja.

Njoftimi i policisë

Më datë 24.07.2021, në orën 16:20, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A. B., ka lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasin S. G., 19 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Gazeta Sinjali/