image Nuk i pëlqeu shërbimi ne restorant, italiani goditë me thikë kamarierin

Rajon

Nuk i pëlqeu shërbimi ne restorant, italiani goditë me thikë kamarierin

news image

Autoritetet Italiane kanë arrestuar një 52-vjeçar, pasi i njëjti ka goditur me thikë një kamarier sepse nuk i kishte pëlqyer shërbimi në restorant.

Ngjarja ka ndodhur në Isola Capo Rizzuto, në Crotone.

Fillimisht, klienti ka nisur të bërtasë ndaj stafit dhe më pas shkoi në kuzhinë, aty ku goditi me thikë 3 herë kamarierin.

52-vjeçari u largua menjëherë nga vendngjarja, por policia arriti që ta arrestonte pas disa orësh.

Ndërkohë, kamarieri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën./Gazeta Sinjali/