image Gruaja afgane e therr me thikë partnerin e saj në Shëngjin - Sinjali

Gruaja afgane e therr me thikë partnerin e saj në Shëngjin

news image

Një grua afgane, e moshës 26 vjeç, ka plagosur me thikë partnetin e saj 33-vjeçar, pas një konflikti të çastit.

Ngjarja ka ndodhur në një hotel në Shëngjin ku janë të strehuar refugjatët afganë, njofton Policia e Shqipërisë.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, por është dërguar për kujdes mjekësor në spitalin rajonal të Lezhës, raporton A2 CNN.

Autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin