Reperi Baby Blue i grupit të hip-hop-it, Pretty Ricky, është në gjendje kritike pasi u qëllua me armë zjarri, gjatë një tentim grabitjes që ndodhi në Davie, Florida.
Incidenti ndodhi të hënën në mbrëmje rreth mesnatës në parkingun e SpareZ Bowling Alley, raporton DailyMail, transmeton Gazeta Sinjali.
Gjërat u bënë të dhunshme kur dy të dyshuar meshkuj të armatosur iu afruan Blue, 36 vjeç dhe një viktime tjetër, duke u përpjekur t’ia vidhnin një zinxhir ari.
Ndërsa burrat luftuan për zinxhirin, artisti me bazë në Miami u qëllua afër shpatullës së tij të majtë, njofton policia.
Të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes para se të vinte policia. Ishte e paqartë nëse ata kishin zinxhirin kur u larguan.
Policia tha se një i dyshuar kishte veshur një kapuç të zi dhe e kishte mbuluar fytyrën, ndërsa tjetri mbante të vendosur një kapuç gri.
Policia nxit cilindo që ka informacion të kontaktojë me Davie PD.
Blue, i cili është një e katërta e krijuesve të hitit Grind With Me, Pretty Ricky, ishte në zonë për të festuar publikimin e këngës së tij Jerry Rice.
Blu, me emër të plotë Ala Diamond Blue Smith, u dërgua me urgjencë në një spital lokal ku ai është aktualisht në gjendje kritike.
Baby Blue, emri i vërtetë i të cilit është Diamond Blue Smith, ishte anëtar i Pretty Ricky, i cili shënoi hite në vitet 2000 me “Grind With Me” dhe “On the Hotline”. Ai kohët e fundit luajti në serialin e realitetit të VH1 “Love & Hip Hop: Miami”./Gazeta Sinjali/