image Plagoset rëndë një person në Gjakovë, një tjetër dërgohet me urgjencë në spital nga qytetarët

Siguri

Plagoset rëndë një person në Gjakovë, një tjetër dërgohet me urgjencë në spital nga qytetarët

news image

Dy persona janë therur me thikë pasi u përfshinë në një rrahje sot në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Njëri nga të lënduarit ka pësuar lëndime të rënda trupore, e tjetri është dërguar në spital nga qytetarët që e panë ngjarjen me sy.

Të dy të lënduarit po trajtohen në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali raportojnë nga vendi i ngjarjes se është demoluar edhe lokali ku ka ndodhur rrahja.

Të gjitha këto informacione i ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe Drejtori i Policisë Rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta.

Graishta tha se lidhur me ngjarjen, dy persona aktualisht po intervistohen në stacionin policor në Gjakovë, përderisa policia po punon në marrjen e informacioneve shtesë për të zbuluar nëse në rast janë përfshirë edhe persona të tjerë.

“ Rreth orës 13:30 policia është informuar për një rast të rrahjes në rrugën ‘Gjon Nikollë Kazazi’, menjehërë ka intervenu policia me ç’rast kanë shoqëru tre persona për në stacionin policor, njëri ka pasuar lëndime trupore nga mjeti i mprehtë thika dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë. Ndërkohë jemi njoftuar që edhe një person tjetër i lënduar është dërguar në spital nga qytetarët që kanë qëlluar në vendin e ngjarjes. Aktualisht jemi të informuar se njëri nga persona e përfshirë në rrahje ka lëndime te rënda trupore, të shkaktuara nga thika. Kemi dy të arretsuar, gjersa policia është ende në kërkim të informacioneve për të parë nëse ka pas edhe persona tjerë të përfshirë në këtë rast”, tha Graishta për Gazetën Sinjali.

Motivi i ngjarjes nuk dihet ende, po ashtu nuk dihet lidhja mes të dyshuarve dhe viktimave. /Gazeta Sinjali/

Pamje nga vendi i ngjarjes: