image Plagoset një person nga të shtënat me armë në Pejë

Armë/ Plagoset një person nga të shtënat me armë në Pejë

news image

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë që kanë ndodhur para pak çastesh në Pejë.

Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sot rreth orës 12:43 policia ka pranuar informatën së në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, një person është plagosur në këmbë dhe është dërguar në spitalin rajonal të Pejës. I dyshuari është i njohur për policinë, është në arrati, policia është duke punuar për kapjen e tij”, ka thënë ai./Sinjali/