Një person ka marrë lëndime trupore pas një përleshjeje gjatë ditës së sotme në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Vesel Gashi i cili ka bërë të ditur se viktima është duke marrë trajtimin mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
“Policia në Prizren rreth orës 08:50 ka pranuar një informatë se një person i plagosur gjendet në Spitalin e Prizrenit. Në lidhje me këtë rast njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku edhe me prokurorin e shtetit dhe janë duke i marrë të gjitha vendimet konform ligjit”, tha Gashi.
Po ashtu, Gashi bëri të ditur se personi i lënduar me inicialet V.H i lindur në vitin 1982, është jashtë rrezikut për jetë.
“E kemi një person të plagosur të gjinisë mashkullore me inicialet V.H i vitit 1982 Për motivin dhe procedurat njoftoheni më vonë me raport shtesë. Gjendja e personit të lënduar është jashtë rrezikut për jetë sipas mjekëve kujdestarë”, tha ndër të tjera ai./Gazeta Sinjali/