image Plagoset një person në Hajvali, arrestohet i dyshuari

Kosovë

Siguri/ Plagoset një person në Hajvali, arrestohet i dyshuari

news image

Një person është plagosur me armë zjarri më 19 mars në Hajvali të Prishtinës.

Raportohet se viktima që ishte së bashku me disa shokë, me të arritur në Hajvali janë sulmuar me armë zjarri nga një mashkull, shtetas i Shqipërisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri është plagosur një person, i cili është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishin duke lëvizur me automjetin e tij së bashku me disa shokë, me të arritur në Hajvali janë sulmuar nga i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë me armë zjarri dhe si pasojë është plagosur bashkudhëtari i tij viktima mashkull kosovar”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Policia bën të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte./Gazeta Sinjali/