Një i mitur dyshohet se është plagosur me pushkë ajrore në qytetin e Ferizajt, raporton Gazeta Sinjali.
Nga plagët e shkaktuara i mituri është dërguar për tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje gjatë orës 13:56 në Ferizaj.
Hetimet kanë filluar për këtë rast që është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.