Mbrëmjen e së premtes në fshatin Vitomiricë të Pejës janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri, ku një person i moshës së mitur ka mbetur i plagosur.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Policia rreth orës 19:40 ka pranuar një informatë që në fshatin Vitmoricë të komunës së Pejës është një plagosje nga arma e zjarrit. Njësitë policore kompetente menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar të dyshuarin i cili është arrestuar dhe arma me të cilën është kryer plagosja është konfiskuar. Viktima është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Vlen të ceket se i dyshuari dhe viktima janë të mitur. Sipas informatave fillestare plagosja ka qenë aksidentale”, ka thënë Rugova.