image Vetplagoset aksidentalisht teksa po pastronte armën e zjarrit një burrë në Mitrovicë - dërgohet me urgjencë në spital

Siguri

Vetplagoset aksidentalisht teksa po pastronte armën e zjarrit një burrë në Mitrovicë – dërgohet me urgjencë në spital

news image

Një 41-vjeçar nga Mitrovica, mbrëmë ka shkuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë për të kërkuar tretman mjekësor, për shkak se i njëjti është plagosur me armë zjarri, derisa ishte duke e pastruar të njëjtën, në shtëpinë e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se si pasojë e plagosjes me armë zjarri, 41-vjeçari kishte pësuar lëndime në dorën e djathtë dhe për të trajtuar këto, atij i është dhënë tretman mjekësor.

Pas tretmanit mjekësor, ai është shoqëruar në stacion policor për t’u intervistuar, ndërsa njësitet hetuese kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe kanë konfiskuar armën, me të cilën është plagosur 41-vjeçari, një karikator dhe gjashtë fishekë.

Përveç 41-vjeçarit, në cilësi të dëshmitarëve janë intervistuar edhe babai dhe djali i tij, të cilët kanë deklaruar se incidenti kishte ndodhur derisa 41-vjeçari kishte qenë duke e pastruar armën dhe papritmas i ka shkrepur arma dhe është vetëplagosur.

Derisa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë, nga hetimet e para Prokurori i rastit e ka cilësuar si përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.

/GazetaSinjali/